Mesfushori sulmues Kastriot Imeri (2000) ka kompletuar kalimin te skuadra e madhe zvicerane, Young Boys nga Servette për 3.6 milionë euro.

Pas nënshkrimit me Donat Rrudhanin, klubi zviceran ka sjellë edhe një tjetër lojtar nga Kosova, por që përfaqëson Zvicrën, pra Imerin.

Përmes një komunikate zyrtare, Young Boys prezantuan Imerin që ka nënshkruar për katër vitet e ardhshme.

“Young Boys janë shumë të kënaqur që kanë kompletuar me sukses transferimin e Kastriot Imerit, një lojtar sulmues. 22-vjeçari zviceran ka nënshkruar kontratë katërvjeçare që e lidh me YB deri në verën e vitit 2026”, – shkroi klubi.

Optimist të mëdhenj për Imerin janë shprehur drejtorët e klubit zviceran, Christoph Spycher e Steve von Bergen që presin shumë nga mesfushori nga Kosova.

Jemi shumë të kënaqur që Kastriot Imeri ka vendosur t’i bashkohet Young Boys. Në fillim menduam se transferimi nuk do të ishte real sepse disa klube nga larg provuan ta marrin. Por, Kastriot na dha sinjale të qarta se dëshironte të vinte. Ne gjithashtu jemi të gëzuar që gjetëm zgjidhje të drejtë edhe me klubin Servette”, – deklaroi Spycher.

“Kastriot Imeri do të na sigurojë se loja ofensive do të jetë edhe më e vështirë të kalkulohet. Ai do të përdoret në disa pozicione dhe ka qenë impresionues te Servette dhe që ka potencial të madh. Në moshën 22-vjecare, është larg arritjes së përmirësimit më të madh. Jemi të gëzuar që kemi një tjetër lojtar me kualitet tek ne.” , –  shtoi Von Bergen.

Kurse, Imeri gjithashtu shtoi se është tejet i lumtur me këtë transferim dhe mezi pret të arrijë objektivat.

“Jam duke shikuar përpara për sfidat te YB dhe do të doja t’iu ndihmoj në qëllimet e mëdha. Njoh disa nga lojtarët që kam luajtur te kombëtarja. Në të njëjtën kohë, do të doja të falënderoja Servette për vitet e kaluara. Ishte kohë brilante”, – deklaroi Imeri.

Imeri te Servette ishte një ndër lojtarët më të mirë ku edicionin e kaluar zhvilloi 26 paraqitje duke shënuar 11 gola. Ndërkohë në total ka bërë 148 paraqitje duke dhuruar 22 gola e 17 asistime.

Fatkeqësisht është e pamundur që Imerin ta shohim në fanellën e Kosovës, me debutimin që bëri te Zvicra më 12 nëntor 2021 në një barazim kundër Italisë.