Kampioni olimpik me ekipin brazilian këtë të shtunë, mesfushori sulmues Claudinho (1997) po largohet nga Red Bull Bragantino.

Pas ndeshjes kundër Spanjës, Zeniti nga Rusia, njoftoi nënshkrimin e brazilianit.

Cláudio Luiz Rodrigues Parise Leonel i njohur si Claudinho do t’i nënshtrohet testeve në javët e ardhshme para nënshkrimit të kontratës pesëvjeçare deri në 30 qershor 2026.

Ekipi rus do të paguajë 15 milion euro për të marrë futbollistin 24-vjeçar.  Përveç kësaj shume fikse, ekipi nga San Paulo mund të marrë një shumë shtesë për golat e arritur nga mesfushori.

Në klubin e Evropës Lindore, Claudinho do të ketë partner Malcolm, heroin e fitores ndaj Spanjës kur ai shënoi golin e fitores me rezultat 2-1 në kohën shtesë. Përveç tij, mbrojtësi i majtë Douglas Santos dhe mesfushori mbrojtës Wendel do të jenë brazilianët e tjerë që lojtari do të takojë.

Zenit shpreson që Claudinho, ashtu si Malcom, do të forcojë mesfushën e Zenit dhe do të fuqizojë sulmin pas largimit të Sebastián Driussi, duke shtuar ndryshueshmëri dhe dinamizëm në ekip.” – tha Alexander Medvedev, CEO i Zenit.