Monaco ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.

Me të filluar ndeshja vendasit arritën të shënonin që në rastin e parë.

Aleksandr Golovin përfitoi nga një pasim nga Wissam Ben Yedder për të shënuar për 1-0.

Monaco e ngriti epërsinë në minutën e 18-të, kur Ben Yedder shënoi vet për 2-0.

Pas disa rasteve, PSG arriti të shënojë për të hapur ndeshjen.

Juan Bernat gjeti Warren Zaire-Emeryn i cili shënoi për 2-1.

Por për të mbyllur pjesën e parë u përkujdes Ben Yedder që shënoi golin e dytë personal për 3-1.

Pjesa e dytë nuk solli gola, por rastet ishin të shumta, sidomos me Monacon që kishte disa raste për të rritur epërsinë, por nuk ia arritën.

Monaco ngjitet në vendin e dytë me 47 pikë, ndërsa PSG mbetet lider me 54 pikë.