Bologna ka “shtangur” Interin duke e mundur në shtëpi me rezultatin 1-0, në sfidën e vlefshme për javën e 24-të të Serisë A.

Vendasit u treguan të rrezikshëm që në pjesën e parë, kur gjetën dhe rrjetën në minutën e 12’ me Barroun, por VAR-i e anuloi për një pozicion të parregullt.

Në pjesën e dytë rastet nga zikaltërit nuk munguan, por ishin sërish vendasit të cilët gjetën rrjetën me Orsolinin në minutën e 76’.

Kështu “mallkimi” i skuadrës së Inzagit në “Renato Dall’Ara” nga sezoni i kaluar vazhdon, ku kësaj radhe Bolonja i prish punë Interit në luftën për Champions.

BOLOGNA – INTER 1-0:
Orsolini 76′