Anësori i Real Madridit, Achraf Hakimi (1998), ka mbërritur në Milano për të kompletuar lëvizjen e tij te Interi për 45 milionë euro.

Mbrojtësi i djathtë i lindur në Spanjë por me originë marokene ka mbërritur në qytetin e modës në mëngjes dhe tani pritet të mbarojë edhe testet mjekësore.

Ish-ylli i BVB pritet të nënshkruaj kontratë5- vjeçare, klubi zikaltër është raportuar se do të paguajë 40 milionë euro, ndërsa 5 tjerë shtesë në formë të bonuseve.

Në dy sezonet e fundit për klubin gjerman lojtari i huazuar tek Borussia Dortmundi, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar 17 herë në 72 paraqitje zyrtare.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim shumë klube të mëdha evropiane, por lojtari në fund zgjodhi projektin e Interit.