Ka ardhur njoftimi për shtyp nga klubi sard, i cili zyrtarizon lëvizjen e Nainggolan (1988) nga Interi te Cagliari.

Ninja është kthyer“. Ky është titulli i njoftimit për shtyp të Cagliari i cili në mëngjes zyrtarizoi kthimin në Sardenjë të Radja Nainggolan. Mesfushori shkon në rossoblù me metodën e huazimit të thatë.

Njoftimi për shtyp:

“Cagliari Calcio ka kënaqësinë të njoftojë se ka fituar të drejtën për shërbimet sportive të lojtarit Radja Nainggolan i cili vjen nga Interi me formulën e huazimit deri në fund të sezonit.”