Juventus ka bërë zgjedhjen e tij,Alvaro Morata (1992) do të jetë përforcimi për sulmin e Andrea Pirlo. Pas shumë thashethemeve dhe negociatave të lidhura në aksin Dzeko-Milik, Zonja e Vjetër më në fund vendosi të përqendrohet te spanjolli, i cili do të kthehet në Torino pas 4 sezonesh.

Alvaro Morata mbërriti në J Medical për vizitat me Juventusin. Sulmuesi është i gatshëm të kryejë testet me Bianconerët dhe më pas të nënshkruajë kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.

Ndërsa testet e zakonshme mjekësore vazhdojnë, Juventusi gjithashtu pston në Twitter në lidhje me kthimin e sulmuesit spanjoll.