Manchester City ka fituar ndaj West Hamit në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Citizens kaluan në epërsi me anë të Ruben Dias (30’) pas asistit të Kevin de Bruyne.

Por, vendasit nuk e mbajtën për shumë gjatë epërsinë, shkaku që Çekanët barazuan me Michael Antonios (43’) nga një asist i Jesse Lingardit.

Por, 45 minutat e dytë ishin vendimtar, pasi City nuk e lëshoi rastin dhe riktheu epërsinë e tyre, sërish nga një mbrojtës.

Ishte minuta e 68-të, kur John Stones mori një asistim nga Riyad Mahrez, për të shënuar kështu për 2-1 që ishte edhe rezultati përfundimtar.

Pas javës së 26-të, Manchester City është lider me 62 pikë, derisa në javën e 27-të do të ketë punë me Wolvesin.